ShowBiz

Bekimi më i madh, Arilena Ara zbulon njohjen misterioze me Popin

 

Arilena Ara në daljene saj të fundit në ‘A live night’ ku ka zbuluar më shumë për jetën personale dhe atë profesional.

Vëmendjen e saj e ka marrë historia e dashurisë me Popi Kolën. Për herë të parë ajo ka zbuluar detajet e njohjes me Popin.

‘Popi është bekimi më i madh që më ka ardhur në jetë pas humbjes së babait tim, ka qenë audicioni i produksionit, ishim 2 mijë kokurrentë që prisnim dhe ai merrej me të gjithë konkurentët. Unë dola një moment dhe kishim një kontakt me sy, ai më puthi në ballë dhe më tha kinge. Unë e përqafova me një mall sikur kisha një jetë që e njihja. Ai ka qenë momenti që unë thashë ai njeri nuk do dalë nga jeta ime. I thashë ti do më marrësh në menaxhim. Unë mora ca gjëra nga ai që i kisha në gjak thjesht nuk i kisha ushtruar. Më ka lënë liri në çdo gjë që bëj, të gjej veten në çdo lloj forme të mundshme,’- u shpreh ajo.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=5Bq0az5hJIk

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/arilenaaraa/