Gazetarja Eneida Xhelili ka qenë së fundmi e ftuar në ‘E ardhmja është vajzë’. Moderatorjames lotësh ka ndarë me ndjekësit historinë më të vështirë të jetës.
‘Kemi qenë të tre, po ktheheshim nga pushimet e Vitit të Ri nga Kroacia. Sa ishte futur vitit 2017, ka qenë një dimër i tmerrshëm, shkoi deri në -16, edhe në Tiranë ra dëborë, ngriu liqeni në Pogradec, etj. Kishim planifikuar pushimet me dy çifte, miqtë tanë dhe me fëmijët e tyre. Po ktheheshim kur fillon një rrebesh shiu i jashtëzakonshëm dhe na del makina nga kontrolli. Mondi arrin që të mos bjerë në humnerë në krahun e djathtë, drejton timonin kalojmë më karrexhatën tjetër, ndodh një aksident. Franka ishte 5 vjeçe e gjysmë. Ishim me shpejtësinë e duhur, me rripa sigurimi dhe unë isha personi që u dëmtova më shumë. Kam qenë dy muaj në shtrat me fraktura, me legen të thyer… Im shoq vetëm u shemb pak në gjoks, Franka një gërvishtje të syri. Mu desh të qëndroja në spitalin më të afërt në Mal të Zi, 5 net edhe kjo ishte një rinisje e jetës përsëri’.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=5wdssVK-W0Y
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/eneida.xhelili/?hl=en