ShowBiz

‘Kishim plane për martesë së shpejti’, Aleksia zbulon si e zhgënjeu Romeo Veshaj

Aleksia Peleshi së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin e Rudinës. Ajo ka treguar se është nxituar në këtë dashuri sepse Romeo e ka ‘mashtruar’ disi me këtë gjë.

’Jo le të themi thjesht që njerëzit ndryshojnë dhe ndjenjat po ashtu.” Aleksia shtoi mes të tjerash se madje kishin planifikuar dhe martesën. Aleksia tha: “Po. Bënim plane për martesë në të ardhmen e afërt, më prezantonte si të fejuarën.

Ka takuar familjen time dhe këto ishin gjërat që më shtynin të kisha siguri dhe të mendoja që unë me këtë njeri i kam gjërat e finalizuara. Sa herë kam pasur probleme apo krisje kam menduar që janë gjëra që çdo çift i kalon. Ama, jam nxituar në këtë konkluzion sepse në fund të fundit unë jam vetëm 20 vjeç.

Nuk mund të pretendoj që partneri i parë që kam në jetë do të jetë i fundit, do jetë ideali, shumë larg asaj gjëje, kështu që s’funksionoi, kaq’, tha ajo.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=5zO9LU2tf0s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/romeoveshaj/