ShowBiz

Pas lajmeve për arrestim nga policia, Fjolla sqaron ndjekësit

Pak më parë u njoftua se Fjola Morina është shoqëruar në polici në Kosovë.

Pas zhurmës mediatike këngëtarja ka reaguar duke hedhur poshtë lajmet.

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka reaguar lidhur me lajmin se është arrestuar sërish ditën e sotme në Prishtinë.

Ajo ka ndarë disa foto në Instastory, ku shihet në ambientet e dyqanit të saj, përmbi të cilat ka shkruar: “Te dyqani jam”.

Avokati i saj reagoi po ashtu duke theksuar se thjeshtë është shoqëruar por nuk ka qëndruar në arrest.

Linku: https://www.instagram.com/fjolla.morina/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/fjolla.morina/