ShowBiz

Në përballje ligjore, Xhensila Pere zbulon më shumë për përplasjen me Robert Aliajn

Xhensila Pere së fundmi ka qenë e ftauar në D Night ku ka folur për debatin e fortë me Robert Aliajn.

Dyshja do të përballen në mënyrë ligjore pasi sipas Xhensilës ai ka ndërhyrë në jetën e saj private duke e ulur poshtë si njeri.

‘E vetmja gjë që kam kërkuar është se kush është zotëria në fjalë apo kushdo tjetër që mua të më cënojë për jetën time private dhe ndaj quhet private, personale dhe në momentin që unë dua të flas, flasim, por për sa kohë unë dua të hesht është puna ime. Situata doli jashtë kontrollit për sa kohë unë u preka personalisht sepse realisht e them me pastërtinë më të madhe në rast se ai do të më kishte ftuar për të folur për anën profesionale, do t’a dëgjoja me shumë kënaqësi sepse unë kam gëzuar respekt shumë të madh për Z.Aliaj, Kristin dhe familjen e tij…u zhgënjeva pa fund që një figurë si e Z.Aliaj të arrinte të cënonte figurën time si një vajzë dhe të familjes time sepse normalisht janë prekur.’

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=Unlywsg6LGs

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/xhensilapere_/