Emri i këngëtares së njohur Elsa Lila pak kohë më parë u përfshi në akuza për trafik droge.
Të gjitha mediat dhe jo vetëm nuk e kursyen këngëtaren përballë një ngjarje të tillë.
Avokati i Elsës ka reaguar së fundmi duke pasqyruar të vërtetën.
‘Jam kthyer sot nga Italia. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën’-përfundoi ai.
Kujtojmë se akuza që rëndoi mbi të ishte se ajo drejtonte një bandë krimineleshë që merreshin me drogë.
Linku: https://www.instagram.com/p/CbryIRZMIVS/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CbryIRZMIVS/