ShowBiz

Pas ndarjes, Aleksia ia punon keq fare Romeos në daljen e fundit

Aleksia dhe Romeo dhe pas ndarjes vijojnë të shkaktojnë zhurmë në media me thumbat ndaj njëri-tjetrit. Në daljen e saj të fundit ajo nuk e ka kursyer aspak Romeon.

‘Njeriu reflekton, kupton më shumë për veten.

Unë kam kuptuar se unë nuk kam qenë ndonjëherë realisht e dashuruar, kam qenë e dashuruar me idenë e të pasurit dikë në krah që të dashuron verbërisht. Ose kam qenë e dashuruar me idenë e krijimit të një familjeje sa më shpejt, por kurrë e dashuruar me një njeri. Nuk ma ka bërë zemra ‘bam’,’- ka thënë ajo.

Ndër të tjera ajo theksoi se e ka me qef të futet në Big Brother 2. Kujtojmë se më parë Aleksia ka treguar se Romeo e ka ndaluar. Tani pas ndarjes kjo është parë si një hakmarrje ndaj tij.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=IVrHZCF_IfM

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CcsdZ7Dqdl9/