Pritja e ëmbël për Kristina Baki duket se ka marrë fund.
Burime pranë Kryefjalës bëjnë me dije se modelja ka sjellë në jetë të voglën e saj.
Për sa i përket rrjeteve sociale nuk ka pasur ende ndojë postim dhe të gjithë jemi kurioz për portretin e vogëlushes.
Pak më parë Kristina zbuloi dhe emrin që kanë zgjedhur.
‘Çdo emër që më pëlqente mua, nuk i pëlqente partnerit ose anasjelltas, gjithashtu dhe ndonjë familjari. Ishte shumë e vështirë, por gjyshi nga ana e babit na sugjeroi një emër që ne të gjithëve na pëlqeu dhe emri që ne kemi vendosur është Siera’, është shprehur Kristina.
Linku: kryefjala
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CdECs-SqBzd/