Aktualitet

Aksidentohet Princ Harry, ja si është gjendja e tij shëndetësore

Princi Harry është rrëzuar nga kali gjatë ndeshjes polo në Kaliforni

Ndeshja e polo-s u mbajt pas kthimit të Princit Harry nga Britania, ku mori pjesë në eventin Platinum Jubilee të Mbretëreshës Elizabeth.

Princi Harry ra nga kali gjatë një ndeshje polo në Kaliforni.

Fotot që qarkullojnë në internet tregojnë Dukën e Sussex-it duke bërë një përplasje gjatë lojës, e cila u mbajt në Santa Barbara Polo and Racquet Club gjatë fundjavës.

37-vjeçari u ngrit shpejt në këmbë pasi u hodh në tokë, ndërsa lojtarët e tjerë të polos nxituan për ta kontrolluar atë.

Princ Harry fatmirësisht nuk është lënduar gjatë këtij incidenti.

Kjo ishte ndeshja e dytë në më pak se një muaj në të cilën mori pjesë princi Harry. Ai luajti për Los Padres në një ndeshje bamirësie në maj të këtij viti, ku Meghan Markle u pa duke mbështetur bashkëshortin e saj.

Linku: https://www.ndtv.com/world-news/prince-harry-falls-off-his-horse-during-polo-match-in-california-3062522

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ccr8ls8MS_Y/