ShowBiz

Nuk dua të vdes, Fedez ndan momentet rrënqethëse me ndjekësit

Këngëtari u diagnostikua me kancer pankreatik pak muaj më parë.  Fedez ka kaluar një periudhë të vështirë por pas operacionit gjendja e tij është përmirësuar.

Këngëtari Fedez ka kujtuar në Instagram momentet e vështira kur vuante nga kanceri i pankreasit edhe pse u bënë gati tre muaj që i është nënshtruar një operacioni. Fedez postoi disa nga audiot e seancës me psikologun në momentin kur zbuloi diagnozën.

‘Nuk dua të vdes, nuk dua të vdes, kam frikë se mos nuk më kujtojnë as fëmijët e mi’, tha Fedez.

“Mirëmëngjes. Nuk e di pse sot vendosa të dëgjoj seancën e bërë nga psikologu ditën kur zbulova se kisha kancer pankreatik, qaja, qaja nga dhimbja dhe gëzimi. Vetëm një mendim mundi të më shkatërronte më shumë, frika e vdekjes dhe fëmijët e mi. Epo, sot pyes veten nese me ka mesuar vertet e gjithe kjo.

Fedez është shprehur se ky postim nuk është bërë për t’u viktimizuar në media, por për të frymëzuar njerëz që mund të jenë në të njëjtën situatë si ai disa muaj më parë.

Linku: https://www.voxnews.al/english/lifestyle/u-diagnostikua-me-kancer-ne-pankreas-fedez-publikon-biseden-kur-mori-v-i11325

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/fedez/