ShowBiz

Kapet mat Megi Pojani, lidhja e saj më e re do t’iu surprizojë

Megi Pojani është bërë e njohur  për natyrën e saj provokuese  dhe transparente, duke u shfaqur gjithmonë pa kompleske në media.

Kohët e fundit  Megi duket se ka marrë disa ditë pushime larg vëmendjes së mediave.

Edhe pse është munduar të jetë e rezervuar për  jetën e saj private,  moderatorja e njohur nuk i shpëton dot zhurmave në portale.

Pas një pauze në Instagram ajo është rikthyer duke postuar disa foto nga pushimet,  ku mund të  shihet se nuk është duke i shijuar e vetme.

Ajo çfarë bie në sy është postimi i futbollistit të kombëtares, Endri Çekiçi. Nga fotot e publikuara nga të dy mund të shohim qartë që  ndodhen në të njëjtin vend dhe se po shijojnë pushimet në prezencën e njëri-tjetrit. Edhe pse asnjëri prej të dyve nuk kanë konfirmuar romancën, duket se dyshja janë duke i shijuar pushimet e tyre në maksimum.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CcF8PNrK_z6/