ShowBiz

E dhimbshme! Këngëtari i njohur humb partneren e tij në ditën e dasmës

Këngëtari anglez, ylli i X-Factor, Tom Mann ka ndarë lajmin e dhimbshëm me ndjekësit në Instagram. Partnerja e tij, Danielle Hompson, ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së dasmës duke i shkaktuar një dhimbje të madhe njerëzve të saj të dashur.  Ajo ka lënë pas fëmijën e saj me Tom vetëm 8 muajsh.

“Nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë por e dashura ime Dani-shoqja ime e ngushtë, gjithçka e imja dhe më shumë, dashuria e jetës time, ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të së shtunës, 18 Qershor. Ajo që supozohej të ishte dita më e lumtur e jetës sonë, por përfundoi me thyerje zemre të pakthyeshme. Ndiej sikur kam qarë pafund. Ne kurrë nuk arritëm në altar, nuk i bëmë dot betimet tona, as nuk e kërcyem valsin tonë të parë, por ti e di se ishe e gjithë bota për mua dhe gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë, Danielle. Do ta mbaj këtë unazë, të cilën supozohej ta mbaja gjithmonë, si shenjë të dashurisë sime të pakushtëzuar për ty. Jam plotësisht i thyer teksa përpiqem ta procesoj këtë dhe nuk e di ku të shkoj nga këtu, por e di që duhet të përdorë çdo forcë që mund të mbledh për djalin tonë të vogël.Të premtoj se do bëj çdo gjë që ta rris Bowie-n ashtu siç kemi dashur gjithmonë. Të premtoj se ai do ta dijë sa e mrekullueshme ishte nëna e tij. Të premtoj që do të të bëj shumë shumë krenare! Personi më i bukur si jashtë ashtu dhe brenda. Shpirti më i mrekullueshëm. E dashura ime Dani, drita më e ndritshme në çdo dhomë, bota ime nuk është gjë tjetër veçse errësirë pa ty. Do më mungosh përgjithmonë”, ka shkruar Tom i pikëlluar  në Instagram.

Linku: https://www.itv.com/news/2022-06-21/x-factor-star-tom-mann-heartbroken-after-fiance-dies-suddenly-on-wedding-dayBurimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfCO8xPj1mH/?utm_source=ig_web_copy_link