ShowBiz

Nuk i pranoi orientimin seksual, e bija çon Elon Musk në gjykatë

Një nga fëmijët e Elon Musk ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit për të ndryshuar mbiemrin e vetë nga Musk, duke përmendur dëshirën për të ndërprerë lidhjet me babanë.Vivian Jenna Wilson paraqiti peticionin për të ndryshuar ligjërisht emrat më 18 prill, një ditë pasi mbushi 18 vjeç, tregojnë dokumentet e gjykatës.Wilson, përmendi identitetin gjinor si arsye për ndryshimin e emrit dhe “faktin që nuk dëshiron të  jetojë më dhe të jetë më i lidhur me babanë e vetë biologjik në asnjë mënyrë, formë  apo përmbajtje”.

Shefi ekzekutiv i Tesla Inc. është kritikuar më parë për kundërshtitë e përdorimit të përemrave për njerëzit transgjinorë dhe jobinarë, duke përfshirë dy postime në Twitter të vitit 2020 që lexonin: “Unë i mbështes  njerëzit trans, por të gjitha këta përemra janë një makth estetik” është shprehur ai.

Linku: https://www.latimes.com/california/story/2022-06-20/elon-musks-child-wants-to-change-last-name-cut-ties-with-tesla-ceo#:~:text=One%20of%20Elon%20Musk’s%20children,turning%2018%2C%20court%20documents%20show.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cb8BAbEsc2L/