ShowBiz

Ylli i pop-it i jep fund beqarisë, merr propozimin e veçantë

Ylli i Little Mix publikoi se dashuria e jetës së saj i propozoi, në një dedikim romantikë në plazh.

Ish-këngëtarja e Little Mix ka ndarë në faqen e saj në Instagram të shtunën lajmin e lumtur së bashku me disa foto të futbollistit Alex, teksa ai u ul në njërin gju për t’i propozuar martesë.

Në mbishkrimin e postimit të saj, ajo shkroi: “Mbrëmë dashuria e jetës sime ra në një gjunjë dhe unë thashë… PO!”

Ylli i popit dhe i fejuari i saj janë takuar që nga viti 2016, por ata nuk e bënë publike romancën e tyre deri në shkurt të vitit 2017.

Në gusht të vitit të kaluar, çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë, Axel.

Perrie foli për planet për martesë me Alex që në vitin 2020 kur u shfaq në emisionin radiofonik Capital Breakfast. Ajo tha: “Unë e vlerësoj atë, ne nuk duam të nxitojmë, a e dini se çfarë dua të them? Por nëse do të merrja një propozim, përgjigja do të ishte padyshim një po nga unë!”

Linku: https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-10930339/Perrie-Edwards-Alex-Oxlade-Chamberlain-ENGAGED.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cc5z5okLJSy/