ShowBiz

Me një kujtim nga fëmijëria, familja mbretërore uron në mënyrë speciale William

Princi William ka festuar 40 vjetorin e lindjes mes urimeve dhe surprizave. Anëtarët e familjes mbretërore kanë hyrë në rrjetet sociale për të festuar dhe nderuar mbretin e ardhshëm.

Babai i William, Princi Charles dhe njerka e tij, Camilla, Dukesha e Cornwall-it, i dërguan urimet e tyre Dukës së Kembrixhit përmes llogarive të tyre në rrjetet sociale Clarence House. “Dukës i urojmë gëzuar ditëlindjen e 40-të!” ata shkruan së bashku me një emoji me tortë dhe tullumbace.

Twitter-i zyrtar i Familjes Mbretërore u sigurua gjithashtu t’i uronte William-it një ditëlindje të lumtur.

“Gëzuar ditëlindjen Dukës së Kembrixhit! Ndërsa i dyti në radhën e fronit mbush 40 vjeç, mësoni më shumë për Lartmadhërinë e Tij Mbretërore,” shkroi familja mbretërore.

“Princi William Arthur Philip Louis është djali i madh i Princit të Uellsit dhe Dianës, Princeshës së Uellsit. Ai lindi në orën 21:03 më 21 qershor 1982, në Spitalin St Mary’s, Paddington, Londër”, thuhej në Twitter.

Princi William ndihet falenderus për të gjitha urimet. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale shkruan: “Faleminderit për të gjitha mesazhet e ditëlindjes sot!”

Raporti i tij me Harryn vijon të jetë i vrazhdë ku mungesa e një urimi nga ana e tij  në rrjete ka marrë vëmendje të madhe tek ndjekësit.

Linku: https://www.townandcountrymag.com/society/tradition/a40362872/royal-family-prince-william-birthday-messages-2022/

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/search/posts?q=royal%20fam