Instagram po prezanton mënyra të reja për përdoruesit e tij për të verifikuar moshën e tyre në platformë. Kjo mënyrë do të shërbejë për të ofruar më shumë përvoja të përshtatshme për ta.
Kompania në pronësi të Meta pohoi se po merrej me testimin e mjeteve që do t’i lejonin përdoruesit të garantonin moshën e tyre ose të verifikoni përmes një video selfie.
Instagram deklaroi se është në partneritet me firmën britanike të teknologjisë “Yoti”. Teknologjia e Yoti-it arrin të vlerësojë moshën e dikujt bazuar në tiparet e fytyrës, por këto të dhëna më pas do të fshihen dhe teknologjia nuk mund ta rinjohë identitetin e dikujt.
Nëse dikush përpiqet të modifikojë datëlindjen e tij, Instagram do t’i kërkojë të verifikojë moshën e tij duke ngarkuar ID-në, ose duke kërkuar ‘ndihmë’ nga miqtë e tij.
Opsioni i funksionit të garancisë i kërkon përdoruesve të cilësojnë tre miq të garantuar për të konfirmuar moshën e përdoruesit në fjalë. Kriteri i përzgjedhjes së miqëve të garantuar është se ata duhet të jenë mbi 18 vjeç e sipër.
“Të kuptosh moshën e dikujt në internet është një sfidë komplekse, e gjithë industrisë. Ne dëshirojmë të bashkëpunojmë me kompani të tjera, për një kombinim teknologjish që ofrojnë më shumë opsione për të verifikuar moshën në mënyrë që të mbrojmë privatësinë e përdoruesve, si edhe t’i mbrojmë ata nga përmbajtjet e papërshtatshme”, pohoi kompania.
Burimi i fotos: unsplash.com