ShowBiz

Monika Lubonja prek me rrëfimin e saj: “Tea më ka parë me lot gjatë një lidhjeje”

Aktorja Monika Lubonja, mbrëmjen e djeshme është bërë pjesë e panelit të “Goca dhe Gra” ku përmes shumë diskutimesh ka rrëfyer momente të vështira të cilat i ka kaluar me vajzën e saj Tea. Marrëdhënia e tyre tepër e ngushtë është vënë re edhe kur aktorja ishte pjesë e BBV, ku e bija e surprizoi me një takim tepër emocionues. Monika shfaqet në publik gjithmon me një energji rinore dhe nuk ngurron të flas për jetën e saj private dhe vështirësitë e përjetuara.

Ajo ka ndarë me publikun se pas disa vitesh nga divorci i saj ka tentuar të krijojë lidhje të qëndrueshme dhe se gjithmon i ka treguar vajzës së saj.  Ajo tregon një moment të vështirë për të kur e bija e ka parë me lot në sy gjatë kohës kur ishte në një lidhjeje.

I kam prezantuar partner, ka qenë një ekuilibir jashtëzakonisht i mirë se Tea në fund të ditës ka dashur që unë të jem e lumtur. Tea ka menduar gjithmonë për të më thënë… fjalët e Teas kanë qenë këto: Mami nëse ti je gati për një lidhje dhe për të ardhur në shtëpi bujrum por bëje për veten tënde jo për mua, jo se Tea ishte më e emancipuar, por dhe rrethi familjar ku është edukuar. Mua shumë herë më ka ardhur keq se Tea ka parë lot në sytë e mi në kohën e një lidhjeje, më vinte keq se e shikoja që ajo e vuante atë që po vuaja unë dhe më thoshte se nëse ti mendon se pengesa jam unë nuk jam vajza jote jam, motra jote, unë do të rritem nesër pasnesër do të shkollohem, pavarësisht se lotët e mi kanë qenë në rrethana të ndryshme e të ndodhin këto lloj dobësie kur je vetëm që gratë i kanë, varet se si vajza jote të pret”, ka rrëyer Monika.

Link: https://www.instagram.com/tv/CfHngN_DliR/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CdoDrCcICQ8/?utm_source=ig_web_copy_link