ShowBiz

Billie Eilish shpërthen keq ndaj gjyqit të famshëm, një arsye tepër të fortë fshihet

Bille Eilish gjatë një interviste për NME  tregoi se kënga e saj e fundit shpreh gjithë revoltën e brendshme ndaj ngjarjeve të fundit duke patur si referencë gjyqin e famshëm të dy aktorëve. Ajo u shpreh tepër e revoltuar pasi njerëzit janë fiksuar me gjyqin e shumëpërfolur të Johnny Depp dhe Amber Heard dhe kanë lënë mënjanë shumë çështje të tjera më me rëndësi për ta, si në rastin e vendimit të Gjykatës së Lartë në SHBA-së për abortin.

“Isha në këtë gjendje depresioni, duke humbur të drejtat e mia për trupin tim, dhe më pas hyja në internet dhe shihja që njerëzit merreshin ende duke dhënë mendimin e tyre për atë gjyq,” tha artistja 20-vjeçare për median.

“Gratë po humbasin të drejtat për trupin e tyre, atëherë pse po vazhdojmë të flasim për gjyqet e divorcit të të famshëmve? Kujt po i intereson? Lërini të merren vet. Interneti më shqetëson” , shtoi ajo.

 

Link: https://www.geo.tv/latest/424445-billie-eilish-calls-out-internet-obsession-with-johnny-depp-v-amber-heard-trial

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CRsqu_cL3tH/?utm_source=ig_web_copy_link