ShowBiz

E kritikuan për pamjen, Dafina Zeqiri i kthehet ndjekësve

Dafina Zeqiri ka ndezur rrejtet sërish dhe këtë herë për shkak të komenteve dhe replikave të ndjekësve.

Këngëtarja e njohur u kritikua nga një ndjekës për mënyrën se si buzët e saja dukeshin gjatë një videoje.

Pas këtyre kritikave nuk ka munguar as reagimi i Dafinës e cila në një postim në Instagram shkroi: “Dje përdora një filtër që i bëri buzët e mia të duken shumë të mëdha. Komentet ishin të pabesueshme, të pasjellshme, veçanërisht kur vinin nga gra që më ndiqnin. Bullizuese. Merruni me fytyrën dhe filtrat tuaj. Kur të bëheni 33 vjeçe dhe most ë keni botoks apo filler, ejani e më flisni”.

Ajo ka treguar se ka qenë filtri që i ka zmadhuar buzët nga pamja reale e tyre.

Këngëtarja gjithashtu ka shprehur zhgënjimin përsa i përket komenteve që vinin nga gra e vajza.

Linku: https://www.instagram.com/reel/CfWArJYoxTb/?utm_source=ig_embed&ig_rid=11b3397b-39e9-4343-9605-af27efe8545b

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CSWgrOLISlT/