ShowBiz

Dojna ka një qëndrim të prerë ndaj tradhëtisë, ja cili është ai

Moderatorja shumë e dashur për publikun Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata janë çifti më i përfolur i momentit. Ata janë në pritje të vogëlushit të tyre, ku nuk mungojnë pozat nga moderatorja gjatë kësaj periudhe të ëmbël.

Çifti shfaqet gjithmon e më shumë i dashuruar në publik, por pavarësisht kësaj ndjekësit janë kuriozë të dinë se si do të vepronte moderatorja në rast se do të përballej papritur me tradhëtinë.

Në një bisedë virtuale një nga ndjekësit i drejton pyetjen e vështirë:

“A do ta falje tradhëtinë? Jo thjesht seksuale, më tepër se aq”.

Për këtë Dojna ka një përgjigje të prerë që shpjegon qartë qëndrimin e saj ndaj kësaj çështje tepër delikate.

“E di çfarë? Jo nuk e mendoj. Kur ti lidh jetën me dikë, ai person të bëhet familje dhe familja nuk të tradhton. Nëse ndodh, s’është e tillë”, përfundon ajo.

 

Link: https://www.instagram.com/stories/dojnamema/2872140358017704050/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CZHBvEBth3k/?utm_source=ig_web_copy_link