ShowBiz

Taylor Swift është fejuar fshehurazi, detaji që e nxorri zbuluar

Këngëtarja e njohur Taylor Swift dhe aktori Joe Alwyn  janë fejuar fshehurazi kohët e fundit.

Çifti i njohur nuk e ka shpallur zyrtarisht lajmin e tyre të lumtur, por mesa duket ia kanë besuar rrethit të tyre të ngushtë, raporton The Sun.

Burimi thotë se aktori Joe, i ka dhuruar këngëtares, një unazë të cilën ajo e ruan me kujdes nga mediat, megjithatë dikujt i ka rënë në sy.

Çifti i dashuruar gjithmon kanë qënë të matur në daljet në publik duke u munduar ta mbajnë disi të fshehtë zhvillimin e marrëdhënies së tyre.

“Ata në fakt janë fejuar prej disa muaj, por këtë fakt ia kanë rrëfyer vetëm rrethit të tyre të brendshëm, familjes dhe miqve të besuar. Të gjithë janë betuar për fshehtësi.

Taylor ka një unazë të bukur, por ajo e mban vetëm kur është në shtëpi – pra pas dyerve të mbyllura. Përsëri, vetëm një pjesë e vogël e njerëzve dinë detaje rreth dasmës dhe Taylor nuk i ka treguar as disa nga ekipi i saj për fejesën”, ka pohuar gazeta e njohur.

Ende nuk asnjë detaje konkrete nga fejesa e tyre dhe nuk dihet nëse çifti do ta konfirmojë zyrtarisht lajmin.

Link: https://www.thesun.co.uk/tvandshowbiz/19054640/taylor-swift-secretly-engaged-boyfriend-joe-alwyn/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6-sNlZH-F6/