ShowBiz

E zhgënjyer nga showbizi? Balina Bodinaku rrëfehet rreth eksperiencës në Big Brother

Opinionistja e Big Brother Vip, Balina Bodinaku ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake up” në Top Channel ku rrëfeu eksperiencë e saj në spektakël.

Përgjigjur pyetjes nëse ka bërë ndonjë mik në Big Brother Vip ajo u shpreh se: “ Jo, nuk mund të them se kam bërë, shoqëria kërkon vite të krijohet. Kam patur  kontakte të kufizuara me disa nga banorët si Beniada me të cilën jam takuar, Semin, Sara dhe PM.”

Balina u përgjigj gjithashtu edhe pyetjes nëse është zhgënjyer nga showbiz-i dhe mënyrën se si ka funksionuar BBV.

Ajo u shpreh se: “Nuk është se kisha shumë pritshmëri, Big Brother më dha mundësinë të njoh disa dinamika të reja, nuk besoj se showbizi njihet i gjithi nga Big Brother. Ajo ishte një lojë me kushte të jashtzakonshme, dhe kjo nuk lejon ti njohësh njerëzit ashtu siç janë në të vërtetë.”

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=oHEdQJ_4Puc&list=PLM8BAxfZddjz8PkaQ4T5CLvVLSDGFF1WO&index=5

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CdeD_xGNTjW/