Protagonistja e “Mean Girls” Lindsay Lohan është martuar me të fejuarin, biznesmenin nga dubai, Bader Shammas.
Lajmin e ka bërë të ditur vet aktorja në llogarinë e saj në Instagram pak para ditëlindjes së saj të 36-të.
Lindsay u takua me bashkëshortin e saj teksa jetonte në Dubai dhe u fejuan nëntor të vitit të kaluar.
Në postimin e saj në Instagram aktorja u shpreh se: “ndihet gruaja më fatlume dhe lumtur në botë, dhe për këtë i është falenderuese partnerit të saj”.
Në rrjet janë duke qarkulluar lajmet nëse do të ketë dy dasma, një në Dubai dhe një në Shtetet e Bashkuara. Sipas burimeve ceremonia do të jetë intime, pasi “Lindsay e pëlqen shumë privatësinë e saj.”
Linku: https://www.justjared.com/2022/07/02/lindsay-lohan-reveals-shes-married-to-bader-shammas/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CZ9rEkHJ4ek/