Këngëtarja e njohur Fifi dhe partneri i saj Adis Patushi që prej momentit kur kanë e bërë publike lidhjen e dashurisë, janë përballur me komente që vënë në dyshim marrëdhënien e tyre.
Megjithatë pavarësisht komenteve në rrjet ata vazhdojnë ta shijojnë të lumtur dashurinë e tyre.
Ditën e sotme Adisi feston ditën e lindjes dhe nuk kishte si të mos mungonte dedikimi i partneres së tij.
Fifi asnjëherë nuk ngurron së bëri dedikime të veçanta për të.
Në një video të postuar në orët e para të ditës së sotme këngëtarja shihet teksa këndon për partnerin e zemrës këngën e ditëlindjes. Krahas postimit ajo i ka dedikuar atij disa fjalë tepër të veçanta e të ndjera.
“Adisin Fifi e do shumë. Gëzuar Ninxha im, gëzuar o më i bukuri i botës. Më gjete dashni dhe kam për të ruajtur gjithë jetën dhe nëse e kemi gjithë botën kundër”
Në një tjetër postim ajo shprehet:
Të gjithë botën e kthej përmbys për ty Adis Patushi! Gëzuar Dashuri!
Link: https://www.instagram.com/reel/CfhuQUAAAJA/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfhwMAWNGnL/?utm_source=ig_web_copy_link