ShowBiz

Nuk flet me kolegët! Aurela Gace rrëfen detajet

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Aurela Gace ka qënë e ftuar në emisionin veror “1 kafe me Labin” ku ka folur rreth jetës së saj profesionale dhe personale.

E pyetur nga moderatori nëse ka kolegë me të cilën nuk flet, këngëtarja jep një përgjigje të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë.

Ajo pohon se publiku duke njohur karakterin e saj energjik dhe luftarak shpeshherë e percepton si një njeri që mban inate, por ajo shpjegon se natyra e saj është shumë ndryshe.

“Nuk kam kolegë që nuk flas. Mbase nuk kam shoqëri apo raporte miqësore me disa, por me kolegët që kam punuar jam shumë mirë me të gjithë.

Ka pasur momente që i kam treguar vendin, apo keqkuptime të vogla, po unë jam nga ato natyra që ta them në sy, por nuk mbaj inat, fal”, përfundon këngëtarja.

 

Link: https://youtu.be/y7xgw5puw08

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfRUQmoq6UM/?utm_source=ig_web_copy_link