ShowBiz

U keqinterpretua nga fansat, Albano Bogdo rrëfen momentet e vështira të jetës

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo është bërë viral në rrjet nga një gjest i tij humoristik, që u keqinterpretua nga ndjekësit.

Për të përfituar disa dhurata me ikona në Tik Tok, të cilat më pas përkthehen në përfitime financiare nga konvertimi i aplikacionit ,aktori pranoi  të qethet flokët gjatë vidoes live.
Një prej miqëve të tij e sfidoi  aktorin të qethej duke i dërguar këto ikona dhe ai ka pranuar.

Ky veprim i aktorit u keqinterpretua nga ndjekësit të cilët shpërthyen në komente negative ndaj tij, duke e cilësuar “lypës Tik Tok-u”.

Nuk ka munguar edhe përgjigja e Albanos, i cili iu drejtua atyre që e kritikuan, me një gjuhë të ashpër.

Ai ka rrëfyer për  ndjekësit se ka përjetuar disa periudha të errëta, ku është përballur me varësinë ndaj alkoolit dhe bixhozit.
Albano rrëfeu se: “Përshëndetje të dashur moralista, ju që më quani lypës tik-toku, drogaxhi, dëgjoni. Ua them unë! Kam kaluar qindra net në ruletë, kam qenë i alkoolizuar, gjërat që kam bërë i kam bërë për të zezën time, nuk u kam bërë asgjë juve. Ndryshimi mes meje dhe jush është se unë kam kërkuar ndihmë, kam thënë që jam i alkoolizuar, më kanë ndihmuar dhe e kam lënë. Nëse nuk ju pëlqej mos më ndiqni. Kështu që para se të më gjykoni mua, ktheni gishtin nga vetja dhe pyesni veten çfarë do bënit ju po të ishit në vendin tim”.

Linku: https://www.tiktok.com/@eddie.3003/video/7113653621039959342?lang=en

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHIJy9zg0IC/