ShowBiz

“Çdo gjë ndryshoi”, Rovena Dilo rrëfen momentet e vështira të jetës

Këngëtarja e njohur shqiptare Rovena Dilo ishte e ftuar në “Natë me Aulonën”, ku së bashku me moderatoren ka rrërfyer momentet më të vështira në jetë e saj.

Rovena rrëfeu se një nga momentet më të vështira në jetën e saj  personale ka qënë humbja e të atit në vitin 2002. Pas humbjes së të atit ajo tregoi se shumë gjëra ndryshuan në jetën e saj.

Ajo rrëfeu se:

“Momenti më i vështirë, e kam shumë shumë të thjeshtë dhe do doja që të mos kisha më momente të tilla. Ka qenë kur më dhanë lajmin që babai im kishte vdekur. Ishte viti 2002. Nuk isha në Tiranë dhe personi që ishte me mua ma tha këtë gjë. Kur më thuhet kjo gjë e imagjinoj prapë atë moment. Po ka dhe një lloj madhështie sepse shikon sa i fortë është njeriu në momentet më të tmerrshme. Unë kam ndryshuar shumë pas vdekjes së babait.”

Sa i përket momentit më të vështirë në jetën profesionale, këngëtarja u ndal në Festivalin e Këngës dhe Eurovisionin.

Ajo tregoi se ishte e zhgënjyer nga Festivali i Këngës, duke e konsideruar eksperiencën e saj të lodhshme. Këngëtarja u shpreh se brenda festivalit kishte përplasje të vlerave dhe interesave nga  persona të ndryshëm.

Edhe pse eksperienca e saj ishte krejt ndryshe ajo tregoi se gjërat janë duke ndryshuar, ku ka ende vend për përmisime.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=0i5hjK0xPiU

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ceji1uOMwTw/