ShowBiz

Të shtëna me armë zjarri në koncert, Ava Max ndan tmerrin e përjetuar

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Ava Max ka dhënë deklaratën e parë pas incidentit ndodhur në koncertin saj.

Këngëtarja e popit tha se ndihet e  “shkatërruar” pas ngjarjeve të të shtënave të 4 korrikut në Filadelfia të Pensilvanisë, pak pasi ajo performoi në koncertin e saj.

Në një deklarat postuar në Instagram, Max ndau ngushëllimet për personat e prekur nga kjo tragjedi.

“Jam e shkatërruar nga të shtënat që ndodhën pas koncertit në Philly. Nuk e di se ku ka ardhur ky vend. Kudo që shkojmë jemi të tmerruar. Jemi të traumatizuar. Kjo duhet të marrë fund. Lutem që të gjithë të qëndrojnë të sigurt në shfaqjet dhe ngjarjet e ardhshme”, përfundon ajo.

Sipas raporteve policore 8 persona janë shtruar në spital në gjendje kritike, ndërkohë që shumë të tjerë kanë lëndime të lehta, dhe mijra të tjerë janë terrorizuar nga ky veprim.

I dyshuari i ngjarjes është arrestuar nga policia edhe pse  ende nuk është identifikuar për publikun.

Linku: https://www.newsweek.com/ava-max-devastated-philadelphia-shooting-shortly-after-performance-1721945

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ca-jk66PwDF/