ShowBiz

“Gjithçka është e planifikuar”, Krist Aliaj zbulon të pathënat për puthjet e bujshme në ekran

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” ishte i ftuar ndër të tjera djali këngëtarit dhe opinionistit të njohur Robert Aliaj.

Kristi ka ndarë eksperiencat e tij duke diskutuar mbi temën e puthjeve në ekran.

Ai ka pohuar se shumica e puthjeve të tilla janë të planifikuara duke përfshirë dhe ato të vetat.

“Të gjitha puthjet që kam dhënë në show kanë qënë të gjitha fake dhe të skenuara. Jam shumë i sigurt se shumica e puthjeve të dhëna në ekran janë të tilla.

Unë e di shumë mirë se çfarë kërkon publiku. Në reality show jemi një përqind aktorë. E kemi për detyrë të japim performancë për shikuesit”, ka rrëfyer Kristi.

I pyetur se si do të vepronte nëse do të merrte pjesë edhe njëherë në një reality show ai u përgjigj se nuk do të pranonte më të shfaqte një intimitet të imponuar.

Linku: https://youtu.be/KHbfmNvpn-U

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cb7PQhIN902/?utm_source=ig_web_copy_link