Bora Zemani është një nga moderatoret më të dashura për publikun.
Ajo është përfolur shumë së fundmi në rrjet për një ribashkim me Donaldin, edhe pse asnjë nga të dy nuk ka konfirmuar ende lajmin.
Dyshja nuk ngurojnë të befasojnë fansat duke shkëmbyer mesazhe dhe sinjale për një rikthim të mundshëm.
Ka qënë Bora ajo që këtë herë ka ngritur dyshime me anë të një video të postuar në Tik Tok.
Në video Bora interpreton një audio ku thuhet se; “ne nuk jemi ndarë akoma”.
Kaq u desh dhe rrjeti është ndezur me komente se çifti janë kthyer, dhe vazhdojnë të komunikojnë në mënyrë të nënkuptuar.
Bora aktualisht gjendet duke shijuar disa ditë pushime me familjen dhe nuk ka nguruar të postojë foto dhe video me ndjekësit.
Linku: https://www.tiktok.com/borazemani
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CV71cqntXDO/