Aktualitet

Në gjendje të rënduar shëndetësore, reperi i njohur zbulon çfarë fshihet pas aksidentit

Reperi i njohur G-Bani ka ndarë me ndjekësit një lajm të trishtë. Dikush e ka aksidentur qëllimisht. Reperi është në gjendje të ngarkuar shëndetësore.

‘Kam bërë aksident në Fulham. Dikush më përplasi qëllimisht me makinë dhe më theu këmbën. Kam bërë dy operacione.

Ndërkohë që unë jam në shtrat dhe nuk lëviz dot, ai që më përplasi është i lirë. Policia thotë se nuk kanë prova që e bëri ai aksidentin…E di që në Angli nuk u intereson shumë. Kur morën vesh që isha shqiptar, nuk më pranuan as dëshmitarët. Duhet të ndalojë kjo urrejtja ndaj shqiptarëve.

Aksidenti ka ndodhur në Fulham më 22 qershor. Dëshmitarët nuk merren parasysh, se thanë që ngaqë janë shqiptarë edhe ata si unë, i kam shokë edhe nuk mund të merren për bazë,’– shprehet ai ndër të tjera.

Linku: https://www.instagram.com/gbani355/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/gbani355/