ShowBiz

Graciano Tagani rrëfen planet e afërta për martesën me Argjirën

 

Çifti i njohur dhe shumë i dashur për publikun Graciano Tagani dhe Argjira Spanca vazhdojnë prej disa vitesh të përjetojnë të lumtur dashurinë e tyre.

Megjithatë dyshja akoma nuk e ka kurorëzuar dashurinë e tyre në fejesë apo martesë. Para disa kohësh Graciano gjatë emisionit i bëri një propozim live Argjirës, por në funksion të lojës.

I pyetur nga Bieta gjatë emisionit “Ftesë në pesë” nëse ka në plan për kur do t’i bëjë një propozim për martesë Argjirësai nuk dha një përgjigje konkrete, por shpjegoi se dëshiron t’ia bëj surprizë.

Për planet për martesë Graciano rrëfeu me bindje se dasma pritet të bëhet vitin e ardhshëm.

“Gjira po e ndjek programin nëse unë do them diçka më tepër nuk ka sens. Kështu që unë do të ta shkruaj me mesazh por martesë… maksimumi vitin tjetër patjetër që po”– rrëfeu ai për emisionin “Ftesë në 5.”

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CU-is7UsPZK/?utm_source=ig_web_copy_link

Linku: https://youtu.be/i3ztqPXMKJE