Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha janë një nga të paktët çifte që kanë arritur të rrëmbejnë zemrat e ndjekësve.
Jemi mësuar t’i shikojmë mjaft aktiv në rrjete sociale duke ndarë momente të rëndësishme nga jeta e tyre personale dhe profesionale.
Së fundmi Rezarta ka rikujtuar një nga data më të rëndësishme të lidhjes së tyre.
Një vit më parë kurorëzuan dashurinë me një ceremoni speciale.
Rezarta ka bërë një dedikim të këndshëm në përvjetorin e martesës.
‘Sa krenare jam për ty e për dashurinë tonë. Një anije e pa mposhtur nga çdo dallgë e ajsberg që na solli jeta! Jam këtu sot , si ditën e parë, e dorzuar te krahët e tu duke të të dashur edhe më fort se dje… Gëzuar përvjetorin drita e syve te mi.’
Linku: https://www.instagram.com/p/Cf6D4lKDbdN/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CRUA0l2L-in/