ShowBiz

Grabitet banesa e Agnesa Vuthaj, zbulohen detajet tmerruese të ngjarjes

Agnesa Vuthaj është një ndër modelet më të suksesshme të estardës.

Edhe pse ka qënë shumë e rezervuar rreth jetës së saj private, ish miss-it shqiptar i ka ndodhur e papritura.

Siaps raporteve të mediave kosovare, asaj i është grabitur shtëpia që ndodhej në Çagllavicë.

Sipas mediave, Vuthaj ka rapotuar në polici ngjarjen e ndodhur ku dhe ka dhënë dëshminë e saj.

Hajdutët kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme parash dhe disa stoli prej ari të modeles.

Sipas raportit të brendshëm të Policisë së Kosovës, të cilin e ka siguruar Demokracia.com, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45 në rrugën “Montana” në Lagjen Marigona në Çagllavicë, ku hajdutët vodhën mbi 100 mijë euro para të gatshme dhe rreth 300 mijë euro stoli të tjera.

Modelja ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare rreth ndodhisë.

Linku: Demokracia.com

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CaVEvYGsGUs/