Aktualitet

Pas deklaratës së gjykatës në Prishtinë, reagon Adelina Ismaili

Adelina Ismaili është një nga këngëtaret më të suksesshme të showbizit.

Së fundmi ajo ka qënë e përfolur në media për shkak të një çështje gjyqësore që janë përfshirë ajo dhe motrat e saj.

Sipas Gjykatës Themelore në Prishtinë është kërkuar që motrat Adelina, Zanfina dhe Ema Ismajli të jenë të pranishme në seancën e radhës së Enver Sekiraqës. Kujtojmë që Sekiraqa akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.

Pak pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Adelina Ismaili, ku me anë të një dekalarate në Instagram u shpreh se:

“Të dashur miq dhe fansa. Anjë polic nuk është në kërkimin tim dhe të motrave të mia. Ne nuk jemi kriminele dhe nuk kemi raste në polici. Jemi dëshmitare të një rasti dramatik që ka ndodhur para 15 vitesh dhe kemi bashkëpunuar me të gjitha institucionet e RKS për zbardhjen  e rastit.”

Ajo shtoi se: “Ne nuk mund të paraqitemi në gjykatë për t’iu thënë të njëjtat fjalë sikurse është shkruar në letrat tona por nuk jemi të interesuara për show mediatik lidhur me këtë rast.”

Linku: https://www.instagram.com/stories/adelinaofficiel/2881409119975631912/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CM0CwHwptcK/