Joe Jonas dhe Sophie Turner kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë së bashku.
“Joe dhe Sophie janë të lumtur të njoftojnë ardhjen e vajzës së tyre,”-u shprehën burime pran çiftit.
Çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë së bashku, vajzën Willa, në korrik të vitit 2020.
Aktorja e “Game of Thrones” konfirmoi se ajo dhe bashkëshorti i saj ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë, në një intervistë me “Elle UK” të publikuar muaj më parë.
“Kjo është ajo që ka të bëjë jeta për mua, rritja e brezit të ardhshëm. Gjëja më e madhe në jetë është të shoh vajzën time. Jemi shumë të entuziazmuar që po zgjerojmë familjen. Është bekimi më i madh ndonjëherë”- u shpreh Sophie.
Ylli i “Game of Thrones” bëri disa paraqitje publike gjatë shtatzënisë së saj të fundit, duke treguar stilin e saj elegant të festën e Oscars në mars dhe Met Gala 2022.
Joe dhe Spohie u martuan në një ceremoni surprizë në Las Vegas në maj 2019 përpara se të thoshin përsëri “Po” njeri-tjetrit në një festë më të madhe në Francë.
Linku: people.com
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CdFQZWvOeMQ/