ShowBiz

Arjan Konomi zbulon ditën e lirimit të Cllevio-s

Teksa Cllevio vazhdon të jetë i burgosur për shkak të thyerjes së masës së sigurisë “arrest shtëpie”, në rrjet shumë personazhe të njohur ose jo, e mbështetën atë duke kërkuar lirimin e tij.

Opinionisti i njohur, Arjan Konomi, prej disa kohësh gëzon një miqësi të mirë me Cllevio-n.

Prej tij nuk kanë munguar postimet përmes së cilës rikujton momentet gazmore me të, duke shpresuar që Cllevio të lirohet sa shpejt.

Në postimin e fundit Arjani ka dhënë lajmin e shumëpritur.

Ai ka deklaruar për ndjekësit se Cllevio mund të dalë ditën e hënë.

“Para pak minutash isha në spital, duke mjekuar plagën dhe mora një lajm shumë të mirë. Kakami i Lushnjes del së shpejti. U mor vendimi tani sa të bëjnë procedurat, besoj të hënën do të jetë jashtë.

Dhe dorën dhe të gjitha i ndjeva shumë mirë. Hajde Kakam se të presim”, shprehet Arjan Konomi.

Linku: https://www.instagram.com/stories/arjankonomi_/2882861788079289631/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CdoAX_at_J5/