ShowBiz

Gerard Pique refuzon ofertën ‘bujare’ të Shakirës, ja çfarë pritet të ndodh mes tyre

Gerard Pique ka refuzuar një ofertë shumë bujare që Shakira i ka ofruar pas ndarjes së tyre.

Sipas emisionit në YouTube Chisme No Like ekipi i këngëtares ka hartuar një ofertë “spektakolare shumë-milionëshe” për Pique-në.

Përfaqësuesit e yllit të Barcelonës deklarojnë se po punojnë për një kundërpropozim pasi ai nuk e pranon marrëveshjen e ndarjes nga Shakira.

Këngëtarja kolumbiane ka ofruar të marrë përgjegjësinë e plotë të fëmijëve të çiftit, Sasha dhe Milan, pasi dëshiron që  t’i zhvendosi në Miami më pas.

Sipas medias, këngëtarja hoqi Pique nga përgjegjësitë  financiare ndaj fëmijëve të tyre.

Ajo madje ofroi të financonte vizitat e tij në Miami pesë herë në vit në klasën e parë dhe se fëmijët do ta kalonin verën me babin e tyre.

Oferta bujare e Shakira-s nuk mbaron këtu, pasi ajo ka ofruar të mbulojë 20% të borxhit të Pique-s – rreth 2.5 milionë dollarë – që ai ka marrë për shkak të çështjeve ligjore në Spanjë.

Megjithatë është raportuar se Pique do të kundërshtojë të gjitha përpjekjet e Shakirës për të marrë fëmijët e tyre në Miami.

Muajin e kaluar, ai thuhet se ka ndërmarrë hapa ligjorë për ta parandaluar një veprim të tillë, ndaj ka të ngjarë që kujdestaria e fëmijëve të jetë problemi kryesor i tyre.

Linku: https://www.thenews.com.pk/latest/973618-gerard-pique-turns-down-shakiras-generous-settlement-offer

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CeYs_jZtvUc/?igshid=YmMyMTA2M2Y=