Moderatorja e njohur, Alesia Bami, gjatë një debati në emisionin “E diell” zbuloi se si një biznesmen shumë i njohur ishte shprehur në lidhje me ‘preferencat shumë të larta” të shqipëtarëve.
Ajo shprehu opinionin e saj duke pohuar se “ne kemi fatin e mirë që kemi këto bukuri natyrore, që mund të zgjedhim se ku të shkojmë”, por megjithatë vazhdojmë të shkojmë në vende të shtrenjta vetëm për dukje.
“Ideja është që secili vendos vetë se ku mund të shkojë, në vende të qeta apo ku ka më shumë zhurmë. Kam dëgjuar me shumë kujdes një njeri shumë të suksesshëm të biznesit, i cili më tha: ‘Shqiptarët janë të prirë të shkojnë në vendet më të shtrenjta’. Këtu kishte një biznes tjetër që i mbante më lirë se ai dhe të gjithë ishin mbledhur te biznesi i atij. Kjo ndodh se shqiptarët duan, nuk përgjithësoj të gjithë, janë një përqindje e tyre që janë të prirë drejt markave. Ndoshta xhepi i tyre nuk i përballon, por për shkak të shoqërisë apo të shitjen e mendjes që ne duam ta bëjmë”, është shprehur moderatorja.
Linku: https://youtu.be/2NGG_Hp4aiE
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CcKvYlQrqyi/?utm_source=ig_web_copy_link