ShowBiz

Armina Mevlani sqaron deklaratën e saj mbi pushimet në Jugun e Shqipërisë

Amina Mevlani gjatë një diskutimi në emisionin “Goca dhe Gra” përpara disa ditësh ka bërë një deklaratë rreth shpenizmeve që duhen për pushimet këtë verë

Ajo u shpreh në emision se nuk do t’i frekuentojë vendet në të cilat ka pushuar në Jug vitet e kaluara për shkak se çmimet janë tre-fishuar.

Deklarata e saj është komentuar dhe ironizua shumë në mediat rozë.

Mirëpo moderatorja ka vendosur të mos heshtë më duke dhënë një shpjegim për të gjithë.

Në një bisedë virtuale në instastory, një prej ndjekësve i ka drejtuar një pyetje ngacmuese lidhur me vendndodhjen e saj në Jug.

“Ta sqarojmë këtë punën e Jugut? Unë Shqipërinë e frekuentojë çdo vit, sepse natyra jonë është e pazvendësuese.

Ajo që kam shprehur është që ka disa vende që dikur kam shkuar, që nuk do t’i frekuentoja më, pasi çmimet janë rritur si të jesh jashtë Shqipëri. Kjo nuk përfshin çdo vend në jug. Gjithësesi zgjedhja ime është dhe një e natyre privatësie” është shprehur Armina.

Linku: https://www.instagram.com/stories/armina_mevlani/2884454270771811750/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cf9l1UBtsI7/?utm_source=ig_web_copy_link