Aktualitet

‘Unë nuk dua të vdes’, aktorja e njohur nuk iu mbijeton problemeve me shëndetin mendor

Aktorja e Nollywood-it, Ada Ameh, ka vdekur, personazhi i njohur i filmit “The Johnsons” ka vdekur në moshën 48-vjeçare pas vitesh vështirësish me shëndetin mendor.

Lajmin e trishtë e ndau shoqata e aktorëve. Aktorja disa javë më parë ishte hapur për sfidat e saj të shëndetit mendor pas humbjes së disa anëtarëve të familjes.

Para vitit 2020, aktorja humbi gjashtë nga vëllezërit e motrat e saj.

Më 20 tetor 2020, ajo humbi fëmijën e saj të vetëm, një vajzë të bukur të cilën e lindi në moshën 14-vjeçare.

Ajo filloi të luftonte me sëmundjen dhe gjendja e saj u përkeqësua pasi humbi një motër tjetër në mars 2022.

Duke folur në një program televiziv, ajo kishte thënë: “Gjithçka do të jetë mirë. Unë kam një problem tani, dhe po më merr jetën. Unë nuk do të vdes. Do ta kapërcejmë.”

Linku: https://www.bbc.com/pidgin/tori-62211186

Burimi i fotos:pexele.com