ShowBiz

Totalisht ndryshe, Brad Pitt befason fansat me lookun e ri

Brad Pitt ka surprizuar fansat në daljen e fundit pasi veshi një fund në premierën e filmit të tij të fundit “Bullet Train” në Berlin.

Pitt është aktualisht në një turne ndërkombëtar për të promovuar filmin së bashku me aktorët kryesorë, Joey King, Aaron Taylor Johnson dhe Brian Tyree Henry.

Të martën, filmi u shfaq premierë në Berlin dhe aktori fitues i Oskarit vendosi të vishte një fund ngjyrë kafe që tregonte tatuazhet e tij të shumta dhe fizikun e tonifikuar.

Aktori 58-vjeçar kishte zgjedhur ta kombinonte fundin me një xhaketë ngjyrë kafe, një këmishë rozë, çizme të zeza luftarake dhe një palë syze dielli për të kompletuar pamjen.

Pamje të veshjes u bën virale në rrjet, teksa shumë ndjkës komentuan se Pitt është duke risjell në mode stilin e tij identifikues të viteve ’90.

Linku: https://www.insider.com/brad-pitt-skirt-bullet-train-premiere-berlin-2022-7

https://www.instagram.com/p/CgOpORXIjQJ/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CbdKhqJtOUj/