ShowBiz

Flirtoi për interes me Rory Mcllroy, Meghan Markel përballet me skandalin e papritur

Familja mbretërore është munduar ti mbajnë sa më hermetike skandalet. Së fundmi Meghan është përballur me një histori të sikletshme nga e shkuara.

Meghan Markle flirtoi aq shumë me Rory Mcllroy, saqë i dashuri i saj kërkoi të dinte nëse ajo e kishte tradhtuar atë me lojtarin kampion, pretendon një libër i ri.

Një libër i ri pretendon se Meghan Markle flirtoi me lojtarin e golfit irlandez Rory McIlroy për të gjeneruar përmbajtje për blogun e saj të stilit të jetesës dhe për të promovuar karrierën e saj.

Mcllroy sapo ishte ndarë nga e fejuara e tij bjonde.

Thuhet se pasi Mcllroy dhe Markle postuan videon e Ice Bucket Challenge, e cila mblodhi fonde për hulumtimin e sëmundjes së neuroneve motorike, ata shijuan një pije në hotelin Fitzpatrick, ku po qëndronte sportisti.

Mcllroy u takua me Markle menjëherë pasi ai kishte fituar Kampionatin e Hapur të Britanisë dhe i dha fund fejesës së tij me kampionen e tenisit Caroline Wozniacki.

Linku: https://pagesix.com/2022/07/22/meghan-markle-flirted-with-rory-mcilroy-to-promote-herself/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/meghanmarkle_official/