Eleni Foureira është një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit.
Së fundmi, ajo befasoi me lajmin e anulimit të një koncerti në Qipro për shkak të gjendjes shëndetësore jo të mirë.
Pas këtij lajmi, shumë ndjekës aluduan në rrjet se këngëtarja mund të jetë në pritje të ëmbël.
Eleni ka zgjedhur që të shuajë të gjitha dyshimet me anë të disa pozave provokuese që ka postuar në Instagram.
Ajo ka treguar linjat trupore me një bikini blu, ku duket se është duke pushuar dhe duke ndjekur rekomandimet mjekësore për të cilat anuloi koncertin.
Linku: https://www.instagram.com/p/CgXCc3SKmSg/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CdipSj2qXK1/