Këngëtari njohur Ermal Meta, ka njoftuar ditën e sotme përmes rrjeteve sociale se po lufton me një problem shëndetësor.
Ermali ka dhënë lajmin e keq për fansat e tij, duke treguar enjtjet që i janë krijuar në pjesë të ndryshme të fytyrës.
Ai u shpreh se:
Ka disa ditë që më janë ënjtur pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës. Në fillim mendova se mund të ishte një alergji, por nuk është kështu. Dje në mëngjes u zgjova më keq se zakonisht dhe sot po njësoj”.
Ai njoftoi gjithashtu se është tërhequr përkohësisht nga projektet muzikore, deri në një njoftim të dytë.
“Pa dëshirën time, jam i detyruar të anuloj koncertet e mia në Peschici dhe Giffoni pasi duhet të kuptoj dhe mbi të gjitha të zgjidh situatën. Më vjen shumë keq. I kërkoj falje organizatorëve të koncerteve dhe fansave të mi. Shihemi së shpejti.” ka sqaruar Ermali.
Linku: https://www.instagram.com/stories/ermalmetamusic/2890875904107380484/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CeWpUaZjIqQ/