Shumë pak ditë ndajnë këngëtaren Dua Lipa nga vizita në vendlindjen e saj, kosovën.
Ajo ka folur rreth këtij eventi në videon e saj më të fundit ‘Service95”.
Me titullin “letër dashurie për vendin tim”, këngëtarja shqiptare ka treguar se si nisi gjithçka për themelimin e festivalit dhe deri tek dëshira për t’u rikthyer në vendin e lindjes për të performuar me artistët më të mirë.
Ajo ka treguar për fazat e hershme të karrierës dhe dashurisë që ka për kosovën.
Ndër të tjerash, Dua përgëzoi dhe mbështeti progresin që njerzit e saj janë duke bërë drejt zhvillimit të mëtejshëm të muzikës dhe mundësive që janë ofruar artistëve të rinj.
Linku: https://www.instagram.com/p/CgkOr3SDs3C/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CetEBdAsR8c/