ShowBiz

‘Çfarë nuk do të jepja t’i puthja duart’, Gjebrea bën dedikimin rrënqethës për të ëmën e ndjerë

Ardit Gjebrea së fundmi ka ardhur me një dedikim rrënqethës për të ëmën e ndjerë në rrjete sociale.

‘U zgjova sot dhe imagjinova të dilte nga dhoma e saj dhe të më përshëndeste. T’i ndjeja aromën por nuk është dot më. E kam çdo ditë me vete një lidhje e fortë që do të më shoqërojë gjithë jetën. 4 vite si sot mam.

‘E keni parasysh kur ju rrëmben rutina e harroni çfarë është e shtrenjtë dhe vlen në jetë? Kaloni ditë pa marrë ne telefon apo pa përqafuar prindërit, pa u thënë sa i doni…

Kam 4 vite pa të dhe çfarë nuk do jepja t’i puthja duart vetëm një herë, t’i ndjeja erën e saj, t’i thoja që e doja aq shumë sa asgjë në botë nuk e zëvendëson dot dashurinë e saj pa kushte.

Ndaj, merrni telefonin dhe pyeteni nënën tuaj si është, tregojini dashurinë tuaj, e nëse e keni pranë, pa i thënë gjë, ndjejani aromën, se një ditë do ju mungojë po shumë’, shkruan Gjebrea.

Linku: https://www.instagram.com/stories/arditgjebrea/2897249013710344093/

https://www.facebook.com/ArditGjebreaFaqjaZyrtare

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/arditgjebrea/