ShowBiz

“Nuk do ta fal kurrë”, Ermal Meta bën deklaratën e fortë për të atin

Pak ditë pasi njoftoi për gjëndjen e tij shëndetësore, Ermal Meta ka befasuar rrjetin me një tjetër deklaratë.

Këngëtari i njohur ka dhënë një intervistë për mediat italiane ku foli rreth situatës shëndetësore kaloi.

Në intervistën për Oggi,Meta u shpreh se: “Më është dashur të pezulloj disa aktivitete pune për të zbuluar shkaqet  e sëmundjes dhe më erdhi keq, por ishte e nevojshme. Për fat të mirë, me anë të një trajtimi mjeksor, gjithçka shkoi mirë.”

Meta ka folur dhe për fëmijërinë e tij të vëshirë në shqipëri dhe raportet e vështira që ka patur me të atin.

“Çdo fjalë mund të lexohej si një pozicion përmbysës në lidhje me një ‘kod’ që duhej të intuitohej, të përvetësohej. Mendoj se kjo më bëri të fshihesha, edhe pse periudha më e vështirë ishte nga rënia e regjimit, në 1991, deri kur u largova në 1994: dhunë, krim, vdekje në rrugë, një ndjenjë rreziku për të cilën nuk e kisha bërë. Nuk do ta fal kurrë babanë tim, i cili na la vetëm në ato vite të tmerrshme.”- u shpreh ai.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=wHWF6ZnAyrE

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CdQ1wTqDLj3/