Ish-konkurrenti i Për’puthen Bashkim Saiti ka qënë i ftuar në emisionin “Era Verë” ku ka zbuluar shumë detaje të jetës së tij.
Ishte e pashmangshme që të mos ishte pjesë e bisedës edhe pjesëmarrja e tij në emisionin e dashurisë nga ku ai u bë i njohur për publikun.
Ndër të tjera Bashkimi u pyet për marrëdhënien e tij pas Për’puthen me opinionistin, Arjan Konomi.
Pyetja erdhi pasi në emision ata të dy kanë pasur disa përplasje me njër-tjetrin.
Pavarësisht atyre Bashkimi ka sqaruar se gëzon respekt edhe pse ata nuk ka më komunikim mes tyre.
“Ai është person shumë i mençur, por ndonjëherë kur i merr gjërat shumë personale, nxehet njeriu edhe gabon është normale.
Kemi biseduar edhe pas debateve i kemi sqaruar disa gjëra, por përsëri nuk kemi përfunduar edhe aq mirë.
Në punën e vet ai është shumë i mirë, i drejtpërdrejtë, ndoshta fakti që jemi të dy të drejtpërdrejtë na ka çuar drejt debateve.
Megjithatë unë i uroj gjithë të mirat”, ka përfunduar Bashkimi.
Linku: https://fb.watch/eIYhxLlBSQ/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cg2XfYIIdFJ/?utm_source=ig_web_copy_link