Moderatorja e dashur për publikun Kiara Tito, nuk ngurron asnjëherë të ndaj me publikun jetën e saj përtej botës së ekranit.
Përmes një videoje aq sa të trishtuar aq edhe gazmore ajo ka zbuluar përjetimin e tmerrshëm që ka kaluar së fundmi.
Në një video të postuar në Tik-Tok, moderatorja shfaqet në një gjendje mjaft të rënduar e me lot në sy.
Gjatë pushimeve të saj Kiarës i është dashur të udhëtojë me anije.
Ky udhëtim nuk i ka dhënë ndjesi asapak të mirë moderatores, e cila ka nisur të qajë.
Videoja është shoqëruar nga një audio mjaft gazmore si për të ç’dramatizuar paksa situatën.
“E urrej ndjesinë e të qenurit në anije. Anijet janë një ‘JO’ e madhe për mua”, shkruan Kiara.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CelM-iHL-qi/?utm_source=ig_web_copy_link